Emisioni Vetting në News24 trajtoi çështjen e pronave, falsifikimin dhe çfarë ndodh me pronarët legjitim që shpresojnë të marrin pronat, edhe pse zotërojnë dokumentet nga Kadastra. Në Vetting u trajtua rasti i Nik Palokaj, denoncuesit, pronën e të cilit e kanë përfituar të tjerë persona.

Denocuesi Nik Palokaj

 “Pra, me gjykatat unë nuk kam pse me u ankue sepse ma kanë dhënë të drejtën, kurse prokuroria dhe zyra e regjistrimit më kanë trazue shumë, jo trazue por nuk më kanë kryer asnjë punë, sepse sa të jetë gjin nik lekaj u ruajte autoriteti i tij.,, dhe shefin e krimit ekonomik e transferuan, e dërguan në jug.”

Më 14 shkurt 2014, Nik Palokaj merr një listë të gjatë transaksionesh të realizuara mbi pronën e tij, informacion zyrtar i ardhur nga Kadastra.

Dokument2
Dokument2

Edhe pas arrestimit të disa personave, Zyra e Regjistrimit kishte kryer veprime, duke shkuar në numrin total të 103 transaksioneve. Madje disa nga gjeneralitetet me emrat e personave, të cilët kanë blerë pronat, sipas informacioneve të siguruara nga “Vetting”, nuk ekzistojnë.

Problemet me pronën nuk janë ndalur vetëm me tjetërsimin, por edhe me shkatërrimin dhe djegien e mijëra hektarë pyjesh. Vendi ku ka tokën Nik Palokaj konsiderohet si një pasuri e jashtëzakonshme, por fatkeqësisht vijon të jetë peng.

Denocuesi Nik Palokaj

“Kjo ka qenë krejt me pisha, i vunë flakën qellimisht sepse që të shfrytëzoje do duheshin gjithë ato leje nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit, por edhe nga Ministria e Bujqësisë”

Konkretisht në gusht 2019, zjarri pushtoi zonën e Malit të Shëngjinit, të cilat sollën edhe angazhimin e forcave të ushtrisë së bashku me forcat zjarrfikëse dhe shërbimit pyjor, ku rrezikoheshin edhe zonat e banuara.

Dëmet e shkaktuara nga zjarri në masivin pyjor të malit të Shëngjinit ishin të konsiderueshme dhe në atë kohë organet ligjizbatuese nisën edhe hetimet pasi kishte dyshime për zjarrvënie të qëllimshme.

Avokate Margarita Kola

“Tani e di çfarë do ndodhi? Do ndodhi kjo gjë që ai person që e ka blerë pronën, i cili ia ka blerë një personi që nuk i kishte tokën me letra të rregullta , ai person do konfliktohet e personin, që ja ka blerë dhe nuk ka qenë pronari. Ndërsa ai personi atje kur gjykata të urdhëroi që pronari të marrë pronën nuk diskutohet. Ndërsa palët, që kanë blerë tokën në mënyrë të paligjshme me dokumenta fallco dhe e ato që ja kanë shitur do përfundojnë nëpër gjykata.”

Pasojat e pronave me probleme juridike

Pamundësia për të shfrytëzuar pronat për aq kohë sa janë të paqarta jurdikisht ka sjellë pasoja në zhvillimin ekonomik, por më së shumti ka sjellë konflikte sociale. Vitet e lëna pezull dhe pa përfitim nga ana e trashëgimtarëve kanë krijuar humbje të mëdha të familjarët që vijojnë të enden dyerve të institucioneve. Sipas juristëve, për vendimet e pazbatuara nga ASHK-ja duhet të kërkohet dëmshpërblim.

Avokate Margarita Kola

“Në qoftëse qytetari do të drejtohet me një padi për dëmin e shkaktuar, që për kaq vite nuk e përdor dot pronën nuk mundet ta nxirrte në detyrim civil për arsyeje se ASHK nuk ia regjistron, ky institucion do i paguajë dëmin qytetarit.

Po qytetari duhet të dijë se e ka këtë të drejtë dhe ky është një dëm I buxhetit të shtetit, për faktin se një atje është I papërgjeshëm që shkel ligjin, nuk I regjistron në kohë pasurinë, do të paguaj dëmin dhe fitimin e munguar.  Lekët do I paguaj institucioni dhe këto janë taksat tona. Qytetari duhet të kërkojë dëmin e shkaktuar plus fitimin e munguar.”

Vetë Palokaj, si një nga ish pronarët që ka paguar me para e kohë këtë process, shprehet pesimist për atë që po ndodh me shtresën e tij që në këto vite më shumë është sorollatur, se sa ka arritur të përfitojë atë që i takon me ligj.

Denocuesi Nik Palokaj

 “Të rrish 10-12 vjet duke parë një pemë, e çel e rritet, e jo më unë që kam shpenzuar me avokat e përmbarues…”

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb