TIRANE

Ish-kryeministri Sali Berisha ka ndarë një denoncim në faqen e tij të ‘Facebook’ nga një parcelë droge në Gajtan të Shkodrës. Krahas denoncimit, Berisha ndan edhe një video e cila s’dihet se kur është regjistruar, ku tregohet një parcelë kanabisi në gjelbërim.

Në mesazhin e publikuar nga ish-kryeministri, qytetari dixhital shkruan se videoja pasqyron një ndër parcelat e shumta në Gajtan të Shkodrës.

“Prodhimi i mallit eshte i mbare!

Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb

Peshendetje kjo vidio asht nji nder shum parcelat ne gajtan shkoder , ju lutem anonim”, shkruan Berisha.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: