TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha denoncon se 17-­vjeçari Albi Luka, i cili vuante dënimin në burgun e Shënkollit, është vrarë në qeli. Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Berisha shkruar se informacionet nga brenda dhe jashtë burgut tregojnë se i riu nuk është vetëvrarë.

Nisur nga kjo, ish-kryeministri i ka bërë thirrje Prokurorisë të hetojë këtë ngjarje të rëndë dhe të vendosë para drejtësisë autorët.

“Një krim tjetër i shëmtuar shtetëror në qelitë e burgut!

Të dashur miq, vrasja tjetër e radhës shtetëtore duket se është 17-vjecari Albi Luka, për të cilin njoftimi zyrtar mashtroi duke paraqitur si vetëvrasje nga pirja e gazit. Një seri burimesh brenda dhe jashtë burgut besojnë se i riu Luka nuk është vetëvrarë, por është vrarë brenda në burg.

Duke shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes së Albi Lukës, i bëj thirrje prokurorisë së shtetit të nisë urgjent hetimin për këtë krim të shëmtuar dhe të vendosë para ligjit autorët e tij! sb”, shkruan Berisha.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb