TIRANE – Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë publik një tjetër denoncim të policit dixhital. Në faqen e tij zyrtare në Facebook, deputeti demokrat shkruan se një oficer policie është kërcënuar me jetë pasi po heton djalin e deputetit të Krujës, Ramazan Rraja, për përdhunimin e një vajze.

“Kercenohet me jete nga bandat e Partise oficeri qe po hetonte skandalin e djalit te deputetit te narkopartise, Rraja,” shkruan Berisha, e më poshtë publikon mesazhet e policit dixhital.

Mesazhi

“Pershendetje Dr une qe po ju shkruaj jam punonjes i policise Komisariatit nr 6, z. Sali Berisha sot mesova sa vlen lekura e nje oficeri policie, sot rreth ore 18 eshte paraqitur ne Komisatiatin e Policise nr 6, Oficeri Policise gjyqesore ne komisariatin e Krujes Emiljano Nuhu,ku ka kallezuar shtetasit Redjan Rraja dhe Ramazan Rraja keta shtetas kan kanosur me jete oficerin Emiljano Nuhu, ky oficer ka qen duke hetuar Dosjen penale ne ngarkim te djalit te deputetit Te krujes Rraman Rraja, Per perdhunim te shtetase Xhesila Maloku. Oficeri i Policise eshte kercenuar me jete nga njerzit e deputetit te krujes, kercenimin e ka bere Redjan Rraja, Ramazan Rraja, duke i then oficerit qe po na hetove me ne do te zhdukim ty dhe familjen tende.”

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb