TIRANE– Ish-kryeministri Sali Berisha shkruan se ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka zhvilluar një takim me kreun e bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako ditën e djeshme. Duke postuar mesazhin e qytetarit dixhital, Berisha thotë se takimi në një restorant të qytetit bregdetar, ka zgjatur katër orë.

POSTIMI I PLOTË
Takim misterioz kater oresh i Saimir Trafikut me Gjushin ne Durres! sb
“Doktor mirbrema dje me pane syt dy shok me te njejtin hall, pash vangjush dakon dhe Saimir Tahirin tek hotel nje restorant ne ne Durres ne fillim erdhi Vangjushi me pas erdhi Saimiri qe ne fytyre ishte gati gati duke qare ndenjen kok me kok bashk rreth 4 ore bashk dhe iken.Nuk merrej vesh çfar diskutonin se çuçullisnin por nga fjale te shkeputura qe me kapi veshi por duket se diskutonin per problemet e perbashketa pergjimet dhe narko prokurorin qe duhet zgjedhin me narko deputetet”

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb