Në një deklaratë për mediat, kryetarja e degës së Partisë Demokratike në Fier, Eriselda Zotaj Celaj, ka denoncuar shkarkimin e nënkryetarit të Këshillit bashkiak Endri Jaupaj, për shkak të oponencës kundër vendimmarrjes së këshilltarëve të majtë në kurriz të qytetarëve si dhe mungesën e transparencës duke mos u lejuar prania e mediave.

Në mbledhjen e sotme të këshillit bashkiak u miratua aktstatuti i themelimit të shoqërisë aksionere që bën pronare të inceneratorit gjashtë bashkitë e qarkut Fier. Në këtë vendim konstatohet se bashkia Fier ka marrë me qira nga Agjencia e administrimit të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara Tiranë vetëm pjesën e landfillit të depozitimit, peshimit dhe rrugës hyrëse të impiantit të mbetjeve urbane të qarkut Fier pa bërë transparente këtë kontratë qiraje.

Depozitimi i tonelatave të mbetjeve të 5 bashkive të qarkut në landfillin e Fierit nuk sjell gjë tjetër veçse një mal plehrash të patrajtuara në zonën e njësisë administrative Mbrostar Ura dhe një rrezik mjedisor ka pohuar Celaj teksa ka theksuar se Partia Demokratike do të vazhdojë të kërkojë transparencë të plotë për taksat e qytetarëve duke dënuar ashpër edhe paktin e heshtur PS-Rithemelim në mbledhjet e këshillit bashkiak.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb