DURRËS-Kreu i PD-së në Ishëm, Agim Cani ka denoncuar sot festimet e Partisë Socialiste në këtë zonë, me rastin e fitores së zgjedhjeve lokale të 21 qershorit. Sipas Canit, e majta kishte festuar mbrëmjen e së martës me kallashnikov.

Nga ana tjetër, kryetari i PD-së theksoi se ka lajmëruar policinë e Shijakut dhe atë të Durrësit në lidhje me këtë precedentë. Nga ana tjetër, ai theksoi se forcat e rendit kishin mbërritur në vendin e ngjarjes 3 orë me vonesë. “Të shtënat me kallashnikov u dëgjuan në disa fshatra. Policia thirri të rinjtë e PD në komisariat”, deklaroi Agim Cani.

Ndërkohë, ai pohoi se ‘druhemi se mund të fajësojnë të rinjtë e PD’.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: