Për të përmirësuar komunikimin me qytetarët dhe për të përshpejtuar trajtimin e ankesave mbi shkeljet në qarkullimin rrugor, Policia Bashkiake njoftoi sot shtimin e një numri të ri celular, i cili do të jetë aktiv 24 orë në ditë.

Qytetarët që dëshirojnë të raportojnë kundërvajtje në qarkullimin rrugor mund të telefonojnë në numrin +355 68 950 0030, duke bashkëngjitur ankesës foto dhe vendndodhjen përkatëse. Ky numër do të përdoret vetëm për thirrje hyrëse, me qëllim për të lehtësuar dhe përshpejtuar marrjen dhe përpunimin e ankesave.

Sipas njoftimit zyrtar, përveç monitorimit të përditshëm të territorit, Policia Bashkiake e trajton me përparësi çdo shqetësim të ardhur përmes Sallës së Drejtimit dhe Koordinimit, duke synuar rritjen e sigurisë dhe respektimin e rregullave të qarkullimit në qytet.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb