Deputetja e PD, Albana Vokshi, është e para që mori fjalën, ku vuri theksin në faktin që PD dhe kreu i saj Sali Berisha ka gjetur mbështetje nga ndërkombëtarët.
Sipas saj është e qartë që propaganda dhe paratë e korrupsionit nuk fshehin dot më realitetin.
“Në Paris si pjesë e procesit të postmonitorimit, denoncova përkeqësimin e situatës së mediave, mbylljen e mediave Agon Channel, Ora News, Focus Media Group dhe presionin ndaj gazetarëve. Më 10 dhjetori asambleja politike e PPE miratoi një rezolutë të propozuar nga LDG për mbrojtjen e grave në jetën politike nisur nga rasti që kryeministri është dhunuesi më i madhe verbal ndaj grave në jetën publike.
Kemi punuar intensivisht. Kemi mbështetjen që nuk e kemi pasur asnjë herë tjetër. Janë mbështetës por tani është radha jonë, të marrin fatet tona në duart tona. Të rezistojmë ndaj kësaj diktature. Ne nuk do dorëzohemi”, tha Vokshi.
Albana Vokshi: Jam këtu përpara jush për të përcjellë përshendetje më të ngrohta nga qindra miq nga mbështetës të lirisë dhe demokracisë nga e gjithë vota nga Brukseli në Uashington, kemi gjetur mbështetje maksimale. Tashmë është e qartë për të gjithë faktorin ndërkombëtare propaganda nuk e fsheh më realitetin autokratik nën regjimin e Edi Ramës. Po denoncohet hapu në çdo forum.
Në 22 nëntor në Sao Paolo, kryetar i PD, zgjidhet në postin e lartë të zv. presidentit të CDI me votë unanime. U vlerësua roli i tij historik që nga rrëzimi i komunizmit, ka qenë një ndër arkitektët e historisë të demokracisë në Shqipëri. Ka kushtuar jetën ndërtimit të institucioneve demokratike, angazhimin e Shqipërisë në NATO dhe integrimi europian. Mbrojtës i qëndrueshëm i demokracisë, guximi i tij moral, vizioni i tij i përjetshëm ndaj lirisë frymëzojnë demokratët. Në asamble u miratua një rezolutë se zgjedhjet e 11 majit nuk ishin as të lira dhe as të ndershme, ishin farsë elektorale, drejtësi selektive, keqpërdorim i liderëve të opozitës. PPE e cila është anëtare e CDI jo vetëm e votoi, por edhe me anë të sekretares së përgjithshme të PPE, një ndër 4 pikat e fokusit do jketë dhe Shqipëri.
Qëndrimi i PPE përbën sinjal të qartë politik për rikthimin e Shqipërisë në standardin e së drejtës. Informova në Kopenhagen që Shqipëria duhet të bëhet një vend si Danimarka me liri pa korrupsion. Në Uashington një tjetër forum votoi me votë unanime një tjetër rezolutë. Shkelje sistemike zgjedhore, drejtësi selektive ndaj liderëve të opozitës dhe lidhja shtet krim. Forumi i grave të PPE më dha një mandat të dytë si zv.presidente të EPP Women, përgjegjësi të jem zëri i grave shqiptare dhe jo vetëm
Në Paris si pjesë e procesit të postmonitorimit, denoncova përkeqësimin e situatës së mediave, mbylljen e mediave Agon Channel, Ora News, Focus Media Group dhe presionin ndaj gazetarëve. Më 10 dhjetori asambleja politike e PPE miratoi një rezolutë të propozuar nga LDG për mbrojtjen e grave në jetën politike nisur nga rasti që kryeministri është dhunuesi më i madhe verbal ndaj grave në jetën publike. Kemi punuar intensivisht. Kemi mbështetjen që nuk e kemi pasur asnjë herë tjetër. Janë mbështetës por tani është radha jonë, të marrin fatet tona në duart tona. Të rezistojmë ndaj kësaj diktature. Ne nuk do dorëzohemi.
