Ministri hungarez, Antal Rogán, është hequr zyrtarisht nga lista e sanksioneve të Departamentit të Thesarit të SHBA, një hap i rëndësishëm që pasqyron një ndryshim të madh në politikën amerikane pas rikthimit të Presidentit Trump.

Pas një periudhe tensionesh dhe sanksionesh të vendosura nga administrata Biden, e cila kishte shpallur Rogán “non grata” dhe e kishte vënë në një listë të zezë, heqja e tij nga kjo listë është një sinjal i qartë i përmirësimit të marrëdhënieve mes Hungarisë dhe SHBA.

Zoltan Kovacs, Këshilltar për Komunikim Ndërkombëtar dhe Zëdhënës i Qeverisë Hungareze, e ka cilësuar këtë veprim si një “shenjë të ndryshimit të erërave” në Uashington, duke i referuar veprimeve hakmarrëse të administratës Biden, e cila u shndërrua në një mjet të politikave të pasuksesshme dhe të dëmshme.

Auto Img 85971744753584
Auto Img 85971744753584

Në të kaluarën, Rogán dhe qeveria hungareze i kanë konsideruar sanksionet si një abuzim politik.

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb