Ditët kalojnë dhe Memphis Depay akoma nuk e di se ku do luajë sezonin e ardhshëm. Barcelona insistoi shumë për të afruar futbollistin para 1 viti, ndërsa tani trajneri Xavi nu ke sheh si të nevojshëm për skemat që ka ndërmend të përdorë për edicionin e ri.
Në këto kushte, edhe pse kontrata skadon në vitin 2023, sulmuesi nga Hollanda po kërkon të ndërpresë bashkëpunimin me klubin. Sipas Sport, Depay është tepër i zhgënjyer me mënyrën sesi po trajtohet dhe tashmë po mendon seriozisht largimin.
Sa i përket mundësive, merkato të ofron shumë të tilla. Juventusi, Borussia Dortmund dhe shumë klube të Premier League janë pas dere, me shpresën se do të firmosin me 28 vjeçarin.

(BalkanWeb)
