SHBA- Për të gjithë fansat një lajm i mirë! Do nisin xhirimet e filmit më të ri “Pirates of the Caribbean: Dead Men Tell No Tales”. Pritet që xhirimet të nisin muajin e ardhshëm, pasi aktori Johnny Depp është rikuperuar nga lëndimi i dorës.
Revista “The Hollywood Reporter” raporton se aktori pritet tu rikthehet xhirimeve në Australi më 15 prill pas trajtimeve për lëndimin e dorës.
Xhirimet e filmit ishin parashikuar që të fillonin në fillim të muajit mars, por lëndimi i dorës ia bëri të pamundur fillimin e punës aktorit, i cili tani është shprehur i gatshëm për skenat e reja.
Pjesës së pestë të filmit i kanë mbetur edhe 14 javë xhirime ndërsa premiera e filmit pritet të shfaqet më 7 korrik të vitit 2017.
(ma.ar/BalkanWeb)
