Aktori Florjan Binaj, i cili prej tre ditësh është pjesëmarrës në protestën kundër rritjes së çmimeve, i ka bërë një thirrje të gjithë politikanëve që të mos u bashkohen.

Në një reagim në rrjetet sociale ai shkruan se kjo protestë nisi nga qytetarët për qytetarët, dhe se nuk duan që asnjë deputet, ish-deputet, ministër apo ish-ministër t’u bashkohet, pasi edhe për fajin e tyre vendi ndodhet në këtë pikë.

“Kjo protestë nisi nga qytetarët për qytetarët. Çdo anëtar partish, deputetë, ish-deputetë, ish-ministra, e lloj-lloj ish-rash nuk i duam këtu sepse edhe prej tyre jemi në këtë pikë.

Rrini larg dhe mos e prishni këtë protestë qytetare me ngjyrat e shpëlara të partive tuaja! Ne i përkasim vetëm ngjyrave kuq e zi të flamurit shqiptar”, shkruan ai.

Da0e0ac9 0ead 4424 Aa53 23be6f3925fb

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: