Vajza e ish-kryeparlamentarit të Kosovës, Jakup Krasniqi, ka reaguar ashpër pasi pjesëtarë të EULEX-it me mbështetjen e Policisë së Kosovës ndodhen prej mëngjesin e sotëm në shtëpinë e tyre për bastisje.

Gresa Krasniqi ka fajësuar deputetët e Kuvendit të Kosovës për votimin e Gjykatës Speciale, ku përmes një postimi në ‘Facebook’, i ka quajtur ata të dështuar, të shitur e të ndryrë.

“Babi sakrifikoi vitet më të bukura të jetës që ne dhe fëmijët tuaj të gëzojmë lirinë. Unë jam krenare me babin tim, po fëmijët e juaj? Si ndihen me prindërit e tyre tradhtar?”, ka shkruar Gresa Krasniqi.

Postimi i plotë pa ndërhyrje:

Kadri Veseli
Enver Hoxhaj
Elmi Reçica
Agim Aliu
Fadil Beka
Labinota Demi-Murtezi
Sala Berisha-Shala
Bekim Haxhiu
Xhavit Haliti
Ramiz Kelmendi
Latif Gashi
Adem Grabovci
Azem Syla
Zenun Pajaziti
Agim Çeku
Naim Fetahu
Besim Beqaj
Nezir Çoçaj
Rrustem Mustafa
Mexhide Mjeku-Topalli
Blerta Deliu-Kodra
Selvije Halimi
Xhevahire Izmaku
Hajdar Beqa
Salihe Mustafa

Ish-bashkepartiak te babit, deputet te legjislatures me te deshtuar, deputet te deshtuar, te shitur e te ndyre

A po ju pelqejn keto pamje, si po ndiheni me keto pamje?

Babi sakrifikoi vitet me te bukura te jetes qe ne dhe femijet e juaj te gezojm lirine. Une jam krenare me babin tim, po femijet e juaj? Si ndihen me prinderit e tyre tradhetar.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb