Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka kritikuar hapur organizatorët që janë marrë me protestën e fundit që u mbaj më 8 maj, se duhej të organizoheshin më mirë sa i takon mënyrës se si duhej të ishin angazhuar deputetët në tubim.
Në një dalje për mediat, Berisha u pyet nga gazetarët për shifrat e ulëta në tubim dhe për faktin se deputetët nuk marrim me vete as familjarët e tyre.
Berisha tha se do të duhet të ndahet se ku do të rrinë deputetët, me qytetarët, apo me strukturat e PD.
Gazetarja: Nuk kam pasur nevojë t’i shoh lajmet nga mediat ndërkombëtare, pasi e shoh në vetë të parë. Kjo protestë kishte shifra të ulëta pjesëmarrëse, por është mendimi im personal. I kam parë në të gjitha protestat. A mendoni se demokratët duhet të bëjnë më shumë te frymëzimi që duhet t’i bëjnë shqiptarë? Në të gjitha protestat që kam ndjekur të PD, nuk shoh familjarët e tyre që të jenë në protesta. Apo me fëmijët përdore. A duhet të punojë PD edhe në këtë këndvështrim?
Sali Berisha: Deputetët në tërësi kanë qenë të gjithë në protestë. Ku duhet të qëndrojnë? Është çështje e diskutueshme. Për disa ata duhet të qëndrojnë në krye të protestës. Për të tjerë, kërkojnë që të qëndrojnë me grupet e qytetarëve nga zonat e tyre. Kjo akoma s’ka marrë një përgjigje. Aty ku isha unë, nga 3 metra më tutje ishte një deputet, dhe një qytetar më shkroi; ai nuk ishte. Por unë e pash. Duhet të organizohemi më mirë. Organizatorët duhet të bëjnë një organizim më të mirë. Nëse ne do t’u bënim thirrje që duhet të ishin në protestë me çdo mjet, policia s’do i përballonte dot ata 5 mijë qytetarë. Por jemi për protestë paqësore. Asnjë polic i dëmtuar nuk kishte.
