Jemi mësuar t’i shikojmë në foltoren e Parlamentit teksa shpeshherë ngrenë edhe tonet, por rrallë ndodh t’i shikosh të bashkuar teksa konsumojnë një kafe. E tillë ka qenë edhe kjo ditë me diell, që ka bërë bashkë Gent Strazimirin, Kastriot Islamin, Arben Imamin dhe Arben Ristanin. Katër deputetët e djathtë duken të veshur ‘casual’, teksa janë fotografuar nga paparaci ynë në një nga baret luksoze të kryeqytetit.

Biseda ka qenë mjaft e shpenguar, teksa të katërt duken se kanë shijuar një kafe larg bisedave politike. Edhe pse kanë qenë në orët e para të paradites, politikanët kanë shijuar një gotë alkool. Ndoshta kjo është ndër rastet e rralla kur këto figura shihen krejtësisht të zhveshur nga figura e politikanit si dhe të buzëqeshur përgjatë bisedës.

(el.sp/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: