Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu, Kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut Jorida Tabaku, deputetët  Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Klevis Balliu dhe Ivi Kaso, po zhvillojnë një vizitë zyrtare në SHBA, ku janë takuar me Kryetarin e Nënkomisionit për Qeverisjen kongresmenin Pete Sessions, dhe kongresmenin John R. Moolenaar.

Gjatë takimit deputetët e opozitës kanë theksuar nevojën e forcimit të partneritetit mes Shqiprisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Shqipëria, si vend anëtar i NATO-s dhe vend kandidat për në Bashkimin Europian, duhet të përqëndrohet në reforma reale që rrisin sigurinë, demokracinë dhe qeverisjen e mirë.

Partneriteti strategjik me SHBA duhet të forcohet në prioritetet e përbashëta. Përkushtimi i SHBA për të vendosur në krye të axhendës së sigurisë luftën ndaj karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorët e tyre, është një lajm i mirë për Shqipërinë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb