Kryetari i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi, Kryetari i Partisë Republikane Fatmir Mediu si dhe deputetet demokrate Jorida Tabaku e Albana Vokshi, gjatë vizitës në Washington, kanë takuar kongresmenin Michael R. Turner. Ky i fundit ka drejtuar për një kohë të gjatë Komitetit e Inteligjencës në Kongres amerikan.

Deputetët e opozitës kanë theksuar “nevojën e forcimit të partneritetit mes Shqiprisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, ndërsa sipas tyre “e ka jetike që të përkushtohet në prioritetin e Presidentit Trump për luftë pa kompromis ndaj krimit të organizuar, karteleve të drogës dhe bashkëpunëtorëve të tyre”.

Mësohet se ata kanë ndarë me kongresmenin Turner “shqetësimin në raport me këtë prioritet strategjik dhe pasojat që ka bashkëqeverisja me krimin e organizuar në Shqipëri, në aleancën strategjike me SHBA”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb