Vijojnë tensionet në Kuvend, ku deputetë të opozitës qëndrojnë ende në foltore, teksa kërkojnë që të flasë Sali Berisha. Ndërkohë, Berisha ia dha fjalën deputetit të Mundësia, Erald Kaprit, i cili kërkoi që të respektohet opozita.

Erald Kapri:
Zoti Kryetar, respektoi rregulloren e Kuvendet. Duhet të respektojmë opozitën, Ju lutem shumë
Peleshi: Uluni në vend se do ju jap fjalën për replikë.
Erald Kapri: Zoti kryetar nuk mund të vazhdoj kështu, nëse nuk respektoni opozitën. Ju nuk jepni një fjalë për replikë. Se më digjni dhe mua të drejtën për procedurë. Doja të flisja për banorët e Rrjollit dhe të Durrësit këtu. Kërkojnë të respektohet e drejta e pronës. Nuk mund të bëjmë seancë plenare në këto kushte. E kërkoi zoti Berisha për replikë fjalën, më pas ta marr unë për replikë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: