Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu ka dhënë detaje në lidhje me vizitën në Kiev të grupit të 20 deputetëve europianë dhe takimin me Presidentin ukrainas Volodymir Zelensky.
Në një postim në rrjetet sociale, Mediu shkruan se në takim u diskutua në lidhje me samitin e mbajtur në Alaskë mes presidentin amerikan Donald Trump dhe homologut të tij rus Vladimir Putin.
Kreu I PR shtoi se Zelensky vlerësoi iniciativën e Trump duke përshëndetur qëndrimin e SHBA për garanci sigurie si ato të artikullit 5 të NATOs.
“Ai theksoi se garancia më e madhe është antarësimi i Ukrainës në NATO dhe Bashkimim Europian”, shkruan Mediu.
Postimi i plotë:
Kiev, Ukrainë
Vizita u përmbyll me takimin e grupit të deputetëve me Presidentin Zelensky ku u diskutua për Samitin e Alaskës Trump-Putin, takimin e Ëashingtonit ndërmjet Zelenskit, Presidentit Trump dhe liderëve Europian.
Për sa i përket paqes ai vlerësoj iniciativën e Presidentit Trump duke përshëndetur qëndrimin e SHBA për garanci sigurie si ato të artikullit 5 të NATOs. Ai theksoj se garancia më e madhe është antarësimi i Ukrainës në NATO dhe Bashkimim Europian.
Mbas takimit ai postoj në tëiter sa më poshtë: “Sot u takova me delegacionin e rrjetit parlamentar ndërkombëtar United for Ukraine. I falënderova për mbështetjen e tyre të vazhdueshme politike ndaj vendit tonë. Kjo është shumë e rëndësishme tani, gjatë luftës, dhe nuk do të jetë më pak e rëndësishme as më pas. Të gjithë duam një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme.
Diskutuam për të ardhmen e Ukrainës, garancitë e sigurisë dhe rezultatet e takimeve në Uashington. Veçmas, u përqendruam edhe tek mënyra se si asetet ruse të ngrira mund të përdoren për rimëkëmbjen e Ukrainës.
Një zë i bashkuar dhe një qëndrim i përbashkët në Evropë kanë një rëndësi të veçantë. Jam mirënjohës ndaj parlamentarëve për mbështetjen dhe vizionin e përbashkët se Ukraina duhet të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian”
https://x.com/zelenskyyua/status/1960036196614037634?s=12&t=8ypNhSkiD3g79xqbPIXg-g
🔹Pata kënaqësinë të takoja përsëri Gjeneralin Kellog (me të cilin ndjamë miq të përbashkët si Gjenerali Jones etj), cili po hynte në takim me Presidentin Zelenski.
🔹Po ashtu takuam me Ministrin e Jashtëm Andrii Sybiha, i cili pasi vlerësoj mbëahtetjen thksoj se janë në kontakt të vazhdueshëm me Sekretarin Rubio, departamentin e Shtetit dhe Këshillin e Sigurisë, në kordinim me kolegët Europian
Ukraina theksoj ai nuk e ka humbur luftëndhe më shumë se kaq Rusia nul e ka fituar atë.
Ai theksoj se shpresojnë që marëveshja e paqes me gjithë garancitë e sigurisë do ishte e mundur të realizohej brenda 8muajsh.
🔹Po ashtu diskutuam me Zv Kryeministrin Taras Kachka për Europën dhe Integrimin Euro Atlantik si dhe me Ministrin e ekonomisë Oleksii Sobolev diskutuam për situatën ekonomike dhe procesin e rindertimit të Ukrainës.
