Kryetari i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, ishte i ftuar në emisionin “Kjo Javë” e drejtuar nga gazetarja Nisida Tufa, ku komentoi, mes të tjerash, edhe reagimin e tij dhe të tjerëve në momentin që u miratua programi i ri qeverisës i PS dhe përbërja e kabinetit.
Sipas Bardhit, forma më demokratike për të shprehur protestën është fjala dhe argumentat, por në momentin që ti nuk të japin fjalën, e vetmja formë reagimi është kjo që ju patë.
Gazment Bardhi: Pjesa dërrmuese e reagimit në Kuvend vjen për shkak se na mohohet e drejta e fjalës. Në atë seancë, përveç ministres virtuale, neve na u mbyll goja. Kur të mbyllin gojën në Kuvend, më thoni ju si do ta shprehësh protestën. Forma më demokratike për të shprehur protestënt është fjala dhe argumentet, por në momentin që ti nuk të japën fjalën, e vetmja formë reagimi është kjo që ju shihni. Simbolika e dhënies së rregullores dhe Kushtetutës që po u shkelen me të dyja këmbët. Secili prej nesh është betuar që do të respektojë Kushtetutën e Shqipërisë dhe opozita po kërkontë ekzaktësisht respektimin e kësaj. E përsëris, nuk penguam fjalën e kryeministrit.
Rregullorja e Kuvendit thotë se një votim i kryer në kundërshtim për rregullat bazë, është i pavlefshëm. Sa i takon kryetarit të Kuvendit, ku ka shkelje të rregullores, iniciohet shkarkimi. Opozita në këtë rast ka përmbushur detyrimet dhe përgjegjësitë e veta sipas Kushtetutës. Rama u tha deputetëve socialistë: ju nuk jeni 83 individë, ju jeni një votë e PS. Unë e di që aty nuk ka deputetë që i shërbejnë interesit publik. Ata ngrejnë vetëm kartonët sikur u thotë kryetari i tyre.”
