Deputeti i Partisë Mundësia, Erald Kapri reagoi pas skandalit të Policisë së Shtetit ndaj News24, duke ndërprerë transmetimin, rrethuar godinën dhe duke nxjerrë gazetarët jashtë dhunshëm.

Kapri i kërkon Policisë të ndalë menjëherë sulmin ndaj News24, BalkanWeb dhe Panorama.

“Shqipëria, vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE, nuk mund të kthehet në shtet policor”, shprehet Kapri.

Reagimi i Kaprit
Policia e Shtetit të ndalë menjëherë sulmin ndaj News 24. Ndalimi i raportimit të gazetarëve është shkelje flagrante e lirisë së medias dhe akt me prapavijë politike. Shqipëria, vend anëtar i NATO-s dhe kandidat për në BE, nuk mund të kthehet në shtet policor.

(BalkanWeb)

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb