TIRANE

Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, i ka bërë thirrje studentëve që të mos dorëzohen në protestën e tyre për plotësimin e 8 kërkesave.

Përmes një statusi në Facebook, ai shprehet se do të ketë lajme të reja nga qeveria.

“Shkarkimet e dorëheqjet do i shesin si pranim i 8 kushteve,” shkruan ai.

Statusi i plotë

Të dashur studentë!

Shumë shpejt do të mësoni lajme të reja nga qeveria. Ata do të shesin shkarkimet dhe dorëheqjet e tyre si pranim të 8 kushteve që ju keni vendosur.

POR

Këto janë vetëm një hap pas nga plotësimi i 8 kushteve që keni bërë publike që prej ditës së parë të protestës.

Pranim i kushteve do të thotë firmosje të pezullimit të VKM nga Kryeministri Edi Rama dhe pezullim i Ligjit të Arsimit të lartë.

MOS U MASHTRONI

Kjo qeveri mori pushtetin, po qeveris dhe kërkon të qëndrojë në pushtet me mashtrime.

(e.f/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: