TIRANE- Pak orë pas Asamblesë së Partisë Socialiste ku u diskutua mbi arritjet e qeverisë ‘Rama2’ për 100 ditët e para të qeverisjes, vjen një reagim i ashpër nga brenda selisë rozë.

Ka qenë deputeti i PS-së për qarkun e Lezhës, Pjerin Ndreu, i cili me një postim në faqen e tij të ‘Facebok’-ut thekson se arritja më e madhe ishte ruajtja e tepsisë.

Mes të tjerash ai sulmon disa qeveritarë, pa përmendur emra, se këta të fundit sipas tij kanë harruar se kush i solli në pushtet.

“Arritja me e madhe e 100 diteve te qeverisjes eshte ruajtja e tepsise ! Ca qeveritaru-ce kan harru se kush i ka sjelle e mban ne pushtet ! Gezuar Baftjar !”, shkruan Ndreu.
(ed.me/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: