Pas ndalimit në pikën e kalimit kufitar në Shqipëri, deputeti shqiptar i Maqedonisë së Veriut, Adnan Azizi, ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale.

Azizi ishte pjesë e delegacionit ku ndodheshin edhe shefi i Grupit Parlamentar të VLEN-it, Bekim Qoku, deputeti Hasim Murtezani, si dhe zëvendëssekretari i përgjithshëm i Qeverisë së Maqedonia e Veriut.

Në reagimin e tij në Facebook, Azizi falënderoi të gjithë ata që i kanë shprehur mbështetje dhe tha se nuk është trembur nga asnjë pushtet.

“Në gjithë ato vite veprimi politik, nuk na ka trembur e zbrapsur asnjë pushtet e asnjë tiran. Aq më pak këta të Open Ballkanit”, shkroi ai.

Deputeti theksoi se Shqipëria nuk është pronë e askujt dhe se u përket të gjithë shqiptarëve, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë.

“Shqipëria nuk është pronë e askujt. Ajo është po aq e jona sa e çdo shqiptari, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë. Pushtetet janë të përkohshme. Shqipëria është e përhershme. Shqipëria mbetet gjithmonë e shqiptarëve!”, përfundon reagimi i Azizit.

Reagimi;

Ju faleminderit miqve për mesazhet dhe kujdesin.

Në gjithë ato vite veprimi politik, nuk na ka trembur e zbrapsur asnjë pushtet e asnjë tiran.

Aq më pak këta të Open Ballkanit.

Shqipëria nuk është pronë e askujt. Ajo është po aq e jona sa e çdo shqiptari, pavarësisht se kush qeveris në Tiranë.

Pushtetet janë të përkohshme. Shqipëria është e përhershme.

Shqipëria mbetet gjithmonë e shqiptarëve!

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb