Deputeti i Partisë Demokratike e Shqipërisë, Tritan Shehu, ka reaguar publikisht në lidhje me zhvillimet e fundit në Lindjen e Mesme dhe përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në përballjen me regjimin iranian.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Shehu shprehet se Shqipëria duhet të qëndrojë fort në krah të Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentit Donald Trump, duke e konsideruar këtë qëndrim si mbështetje ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe paqes.
Sipas Shehut, përballja me regjimin e ajatollahëve në Iran është e domosdoshme për të ndalur, siç e cilëson ai, një regjim “gjakatar e shtypës”, që sipas deputetit përbën burim terrorizmi, luftërash dhe konfliktesh në rajon e më gjerë. Shehu thekson se ky regjim nuk pranon dialogun dhe bazat e demokracisë.
Në reagimin e tij, deputeti demokrat nënvizon se një qëndrim i tillë, sipas tij, shërben jo vetëm për lirinë e popullit iranian, por edhe për paqen dhe stabilitetin në rajon, si dhe për garantimin e ekzistencës së shtetit të Izraelit.
Ai shton se regjimet, herët a vonë, duhet të përballen me pasojat e veprimeve të tyre, duke e cilësuar situatën aktuale si një “veprim tjetër historik”, pas rastit të Venezuelës.
