TIRANË

Deputetja e LSI-së Erisa Xhixho deklaron se manipulimi i provave nga Kuvendi është dëshmi se kjo maxhorancë vazhdon të funksionojë mbi bazën e paligjshmërisë.

Xhixho i referohet akuzës së ngritur nga përfaqësuesit ligjorë të Presidentit për provat e depozituara nga Kuvendi në Gjykatën Kushtetuese.

“Provat e paraqitura sot nga Institucioni Presidentit të Republikës në Gjykatën Kushtetuese mbi manipulimin e provave nga ana Kuvendit është dëshmia e qartë se kjo maxhorancë vazhdon të funksionojë mbi bazën e paligjshmërisë .

Kjo është një ngjarje shumë e rendë që kërkon menjëherë detyrimin për një hetim të plotë dhe vënien përpara drejtësisë të kujtdo që merr guximin e shkeljes së ligjit në një proces të hapur dhe me interes të madh publik kundër Institucionit të vetëm që nuk kishte kapur Rilindja.

Ky veprim fatkeqësisht tashmë është në qasjen e kësaj maxhorance dhe kur kjo bëhet ndaj Kreut të Shtetit në Gjykatën Kushtetuese imagjinoni çfarë ndodh ndaj qytetarit të thjeshtë që përballet me drejtësinë dhe me këtë maxhorancë në çdo hallkë të administratës publike .

Se çfarë ndodh me pasurinë publike dhe me interesat e qytetarëve”, deklaron deputetja e LSI.

Xhixho Fb
Xhixho Fb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb