Deputetja e Partisë Demokratike, Ilda Dhori, e ftuar në Programin e Drekës në News 24, shprehu bindjen e saj se data 11 maj do të jetë një moment historik për Shqipërinë.
Ajo theksoi se vota e diasporës do të ketë një ndikim të madh në ndryshimin e situatës politike në vend, duke e cilësuar atë si “diferencën” që do të sjellë çlirimin e Shqipërisë nga pengmarrja.
Dhori shtoi se ky proces do të sjellë një mundësi për rinjtë të kthehen në vend dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu. Ajo e konsideroi 11 majin si një ditë që do të bëjë ndryshimin, ku Shqipëria do të marrë frymë më në fund.
Ilda Dhori: Vota e diasporës do të bëjë ndryshimin. Diaspora do të bëjë diferencën. ‘11 maji’ është historik, ku dhe diaspora do të votojë.
Shqipëria do çlirohet nga pengmarrja dhe vendi do të marrë frymë më në fund. Të rinjtë duhet të kthehen në vend dhe të ndërtojnë të ardhmen e tyre këtu.
(d.xh-Balkanweb)
