Deputetja demokrate, Dhurata Çupi, publikon në faqen e saj të “Facebook” një tabelë, që sipas saj, tregon abuzimet me miliarda lekë në këto vite të qeverisjes së Edi Ramës.

Sipas deputetes, të dhënat në tabelë janë të gjitha pasojë e abuzimit, tendera pa konkurrencë, tendera me fond limit apo dhënë individëve me precedentë penalë.

Postimi i deputetes:

Meqë kryeminstri i ka qejf shifrat, kjo tabela tregon abuzimet me miliarda lek vetëm këto vite të qeverisjes së Edi Ramës që sot fyen inteligjencen e shqiptarëve me konferencë antikorrupsion.
Pra këto janë të gjitha pasojë e abuzimit, tendera pa konkurrencë, tendera me fond limit apo dhënë individëve me precedentë penalë.
Këto miliarda edhe prej proceseve gjyqësore të humbura, korrupsionit në çdo insitucion deri në njësitë më të vogla buxhetore. Shifrat e rrëzojnë propagandën e fjalëve boshe zoti Rama. Lexoi herë tjetër para se të dalësh e të lajmërosh suksese imagjinare

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb