Deputetja socialist, Klotilda Bushka është zgjedhur zv/kryetare e Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut në Asamblenë Parlamentare të KiE. Në Strasburg po zhvillon punimet sesioni i dimrit të Asamblesë me fokus Gazën, por edhe luftën në Ukrainë e situatën në Gjeorgji e Bjellorusi.

Ka qenë vetë ligjvënësja, kryetare e Komisionit Parlamentare të Ligjeve që ka njoftuar këtë moment në Asamblenë e KiE, përmes një postimi në rrjetet sociale.

Bushka thekson gjithashtu se “po në këtë Komitet kolegët më besuan rolin e raporteres për azhornimin e listës së Komisionit të Venecias për indikatorët e shtetit të së drejtës – Venice Commission Rule of Laë Checklist si dhe përfaqësueses së përhershme të Asamblesë në Moneyval”.

Postimi

Shumë mirënjohje për kolegët në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës që me votim unanim më zgjodhën zëvendës Kryetare të Komitetit për Çështjet Ligjore dhe të Drejtat e Njeriut të Asamblesë!
Bashkë me Kryetarin e Komitetit Lord Richard Keen dhe kolegët e tjerë, do vijojmë të punojmë së bashku për standardet më të mira të shtetit të së drejtës dhe mbrojten e lirive themelore dhe të drejtave të njeriut në të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Evropës!
Po në këtë Komitet kolegët më besuan rolin e raporteres për azhornimin e listës së Komisionit të Venecias për indikatorët e shtetit të së drejtës – Venice Commission Rule of Law Checklist si dhe përfaqësueses së përhershme të Asamblesë në Moneyval!
Në Strasburg po mbahen punimet e sesionit të dimrit të Asamblesë, ku ndër të tjera në axhendë
Debati për situatën në Gaza, Ukrainë, zgjedhjet në Gjeorgji dhe Bjellorusi, zgjedhja e gjyqtarëve të GJEDNj – nga kandidatët e Sllovenisë, Armenisë dhe Andorrës, opinioni për draft konventën e Profesionit të Juristit në Evropë, përmbajtja e informacioneve që shpërndahen në rrjetet sociale – balanca mes nevojës për rregullim dhe mbrojtjes së lirisë së shprehjes.

(BalkanWeb) 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb