Shtetet e Bashkuara po planifikojnë një reduktim të ndjeshëm të kontributit të tyre ushtarak në NATO, duke përfshirë shkurtimin e bombarduesve strategjikë dhe uljen me një të tretën të avionëve luftarakë.

Sipas revistës gjermane Der Spiegel, Uashingtoni synon gjithashtu të ndalojë furnizimin me nëndetëse dhe dronë zbulues, ndërsa edhe numri i dronëve të armatosur do të reduktohet ndjeshëm.

Raporti bazohet në një takim të zhvilluar në fundjavën e kaluar mes të dërguarit të sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, dhe zyrtarëve të lartë të aleancës në selinë e NATO-s.

Sipas burimeve të cituara nga media gjermane, SHBA-të kanë bërë të qartë se do të vazhdojnë të garantojnë mbrojtjen bërthamore të Evropës brenda kuadrit të NATO-s, por presin që vendet evropiane të marrin mbi vete pjesën më të madhe të barrës për mbrojtjen konvencionale të kontinentit.

“Evropianët duhet ta mbajnë kryesisht barrën e mbrojtjes konvencionale të kontinentit vetë”, thuhet në raportin e Der Spiegel.

 

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb