Protesta kombëtare e opozitës ka marrë jehonë në mediat e huaja. Der Standard shkruan për skandalin e korrupsionit të ish-zv.kryeministres Belinda Balluku që solli edhe revoltën e qytetarëve dhe protesta të opozitës.
Pas një skandali korrupsioni në Shqipëri, shpërthyen protesta dhe trazira në kryeqytet, Tiranë. Këto zhvillime mund të ndërlikojnë anëtarësimin e mundshëm të Shqipërisë në BE.
Gazeta “Der Standard”, në një artikull ku pasqyron protestën, shkuan se revoltat dhe trazirat në Tiranë shpërthyen pas akuzave të forta për korrupsion.
“Fishekzjarrë nga njëra anë, gaz lotsjellës nga ana tjetër. Në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë të dielën shpërthyen trazirat përpara rezidencës zyrtare të kryeministrit Edi Rama midis policisë dhe demonstruesve.
Demonstruesit kërkonin dorëheqjen e qeverisë për shkak të akuzave për korrupsion kundër zëvendëskryeministres.
Sfondi i kësaj është përshkallëzimi i tensioneve politike që nga dhjetori.
Një prokuror i posaçëm ka ngritur padi ndaj zëvendëses së kryeministrit Rama, Belinda Balluku.
Ajo akuzohet për ndërhyrje në tenderët publikë për projekte të mëdha infrastrukturore dhe favorizim të kompanive të caktuara.
Por Balluku i mohon akuzat.
Zyra e prokurorit të posaçëm përgjegjës për luftimin e korrupsionit kishte kërkuar heqjen e imunitetit të saj.
Megjithatë, anëtarët e parlamentit votuan kundër kësaj në mesin e marsit.
