Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një bashkëbisedim me bizneset në autostradën Tiranë-Durrës deklaroi se dera e qeverisë do të jetë e hapur për ta.

Ai theksoi se nuk ka premtuar mrekulli në programin e tij, por nënvizon faktin se do të jetë një kryeministër normal.

“Në këto 8 vite nuk ka mbajtur asnjë premtim. Dhe vjen dy muaj para zgjedhjeve, para skadencës dhe bën premtime. Nëse ky plan nuk zbatohet, unë nuk vijë më këtu. Kam besim se do të vijë pranvera. Ju do të çlironi energjitë e mbajtura kyç dhe të punoni për kompanitë tuaja dhe për punonjësit tuaj. Jemi në autostradën Tiranë-Durrës dhe këtu qelbesh nga ujërat e zeza. Shumica përdorin gjeneratorë, dhe shtojnë kostot. Tani kërkon dhe 4 vite të tjera dhe del çdo ditë në televizor (Rama). Shqipëria ka ngecur si prodhimi juaj këtu. Paratë e shqiptarëve do të shkojnë për shqiptarët, një pjesë do të jetë e juaja. Dera e qeverisë time do të jetë e hapur, nuk do ketë ligje speciale për të favorizuar. Nuk ju kam premtuar mrekulli. Por ju premtoj se do të jem një kryeministër normal, me vullnet që ju të ndjeni se jetoni në një vend normal. Që qeveria t’ju ndihmojë dhe ta ndjeni veten në një vend normal”, tha ai.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb