I mirënjohuri, Fabio Capello bëri analizën e tij për derbin Inter-Milan.

“Ato ishin të gjitha speciale, derbi është një ndeshje speciale për atë që përfaqëson për qytetin dhe në gjithë Italinë, pasi ka shumë tifozë të Interit dhe Milanit të shpërndarë në të gjithë vendin.

“Nuk duhet të flasësh shumë, sepse ka tashmë aq shumë uri për rezultat sa rrezikon të bësh dëm. Tensioni të shoqëron gjatë gjithë javës, dhe edhe ata që kanë qenë me ekipet kombëtare do ta kenë pasur mendjen te derbi”.

“Allegri pati sezone të jashtëzakonshme te Milani dhe mendoj se ai është njeriu i duhur për t’i shkaktuar probleme Interit, i cili në këtë moment besoj se është skuadra superiore.

“Gjithçka varet nga mënyra se si Rafael Leao zgjohet në mëngjes. Ai është një lojtar unik, mund të krijojë diçka nga asgjëja, por edhe mund të të çmendë”,- tha Capello.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb