Tirana do të presë Partizanin të dielën në “Air Albania” në duelin e vlefshëm për javën e 33-të të Superiores. Klubi bardheblu ka nxjerr në shitje biletat për të gjithë tifozët e interesuar.

Postimi i plotë

NEXT MATCH | KF TIRANA – FK PARTIZANI

Të dielën rikthehemi në fushë për javën e 33-të të “Abissnet Superiore”, ku do të përballemi me Partizanin në stadiumin “Air Albania”. Takimi do të nisë në orën 19:00, ndërkohë që ditën e sotme kanë dalë në shitje biletat e sfidës.

Biletat mund të blihen te pika e shitjes në biletarinë e stadiumit “Selman Stërmasi” dhe online në “t-ticket.al”.

Biletat do të shiten edhe në biletarinë e stadiumit “Air Albania”, ku do të bëhet një njoftim i dytë në momentin që nis shitja.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb