Në valle këtë herë është një derbi i veçantë, një sfidë që pritet të thotë shumë për titullin kampion, mbi të gjitha është i rëndësishëm për Milanin e Piolit, nëse nuk fitojnë humbasin trenin e fundit drejt titullit. Më 5 shkurt, Pioli rrezikon të mos ketë në dispozicion Zlatan Ibrahimovic.
Sulmuesi suedez ndjen akoma shqetësim në tendinën e Akilit por gjendja e tij do të monitorohet ditë pas ditë për të dalë më pas me një përgjigje finale.
Pavarësisht faktit se kjo është një sfidë jetike për Milan, stafi drejtues as që ka ndërmend të rrezikojë me Ibrën, nëse nuk do të jetë gati do ta ndjek këtë sfidë nga pankina.
(BalkanWeb)
