“Rezultati i këtij derbi nuk do të ketë asnjë lloj influence në garën për titull në Serie A”, fjalë këto të thëna nga Stefano Pioli përpara ndeshjes së kthimit kundër Inter në gjysmëfinalen e Kupës së Italisë. Barazimi pa gola në sfidën e parë lë gjithçka të hapur, fakt për të cilin është i bindur edhe trajneri i Milan:

Presioni – “Ne duhet të fitojmë të gjitha ndeshjet nëse duam të luftojmë deri në fund. Unë shoh një ekip që është shumë i fokusuar dhe shumë i motivuar.”

Ndikimi i derbit për kampionatin – “Ne e dimë shumë mirë se cila duhet të jetë rruga e kampionatit pavarësisht nga nesër. Ndaj Interit do të bëjmë më të mirën, por kampionati është një rrugë tjetër. Duhet të mendojmë se mund t’i fitojmë të gjitha ndeshjet nga tani deri në fund.”

Shitja e klubit – “Klubi është shumë pranë nesh. E tashmja e Milanit është shumë solide dhe e ardhmja mund të jetë edhe më mirë.”

Zjarri brenda ekipit – “Zjarri është ndezur, por është nën kontroll. Unë i shoh lojtarët shumë të përqendruar, të vëmendshëm dhe të motivuar për të konfirmuar se çfarë po bëjmë.”

Fitorja ndaj Interit në Kupë – “Ne duhet të bëjmë më të mirën për të kaluar sezonin e kaluar dhe të shkosh në finalen e Kupës së Italisë do të thotë të bësh më mirë se sezonin e kaluar. Pastaj të kesh Interin përpara është një stimul edhe më i madh. Ajo që ka rëndësi është për të tejkaluar veten.”

Dëmtimet – “Kalabria dje kishte disa vështirësi, por sot ai duhet të stërvitet. Romanjoli nuk është stërvitur ende me ekipin, sot do ta shohim. Gabia ka pasur vetëm një lodhje, ndihet mirë.”, përfundoi Stefano Pioli.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: