Derbi i madh i kryeqytetit është padyshim ngjarja futbollistike më e rëndësishme në Kategorinë Superiore, ndaj si çdo herë edhe interesimi rreth saj është shumë më i madh.

Sfida e kësaj të premteje sheh pritëse ekipin e Tiranës, që ka publikuar pak çaste më parë çmimet e biletave.

Kështu, siç është bërë traditë në “Air Albania Stadium”, sektori më i lirë do të jetë ai pas porte, ku një biletë do të kushtojë 500 lekë të rinj. Në tribunën “Panajot Pano”, ose ndryshe karshia, do të ketë dy nivele çmimesh, 1000 dhe 1500 lekë, ndërsa tribuna qëndrore do të nisë nga 3000 deri në 5000 lekë.

Derbi Biletat
Derbi Biletat

Njoftimi i Tiranës:

Dalin në shitje biletat për ndeshjen e rradhës KF Tirana – KF Partizani
Çmimet janë të njëjta me përballjen e parë të luajtur në “Air Albania”

Pikat e shitjes:

1. Biletaria “Selman Stërmasi” 09:00-19:00
2. Dyqani FSHF tek “Rruga Elbasani” 10:00-18:00
3. Biletaria në krah të Neptun “9 Katëshet”
4. Ish-Fusha Aviacionit godina 14-15 “All in One”
5. Online https://ebileta.al

Shënim: Të gjithë personat e pajisur me abone sezonale do të kontaktohen nga klubi për paisjen me biletë në sektorin ku kanë abonenë

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb