Ditën e diel në orën 20:45 do të luhet derbi midis Valencias dhe Levantes në “Mestaja”, por duket se derbi ka filluar që disa ditë më parë.

Xhanpaulo Pacini ka vetëm disa ditë që ka mbërritur te Levante dhe që në ndeshjen e parë u bë protagonist me golin e tij ndaj Realit të Madridit.

Derbi valencian ka kaluar kufijtë e fushës, pasi Pacini dhe Kokelin kanë patur një “konflikt interesi”.

pazzini.levante.2017.18.gol.dita.750x450

Pacini po kërkon për një shtëpi të re në qytetin e Valencias dhe ai i ka vënë syrin një apartamenti, por ka një problem.

Të njëjtin apartament e ka vëzhguar më parë lojtari i ri i ekipit të Valencias dhe është i interesuar për ta blerë.

26196376_1614980821916043_7073520474005593325_n

Ata të dy do të takohen të dielën në fushë, por përpara kësaj njëri prej tyre duhet të fitojë derbin jashtë saj. Kush prej tyre do ta bëjë të vetin apartamentin?/PanoramaSport

(BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb