MEMALIAJ

Një 46-vjeçar ka mbetur i plagosur në Memaliaj, teksa është transportuar në TIranë për mjekim të specializuar.

Sipas burimeve zyrtare, rreth orës 04:00, shtetasi A. H., 46 vjeç, banues në Memaliaj, është dërguar në spital nga familjarët.

Nga veprimet e para hetimore, si dhe sipas dëshmive të familjarëve, shtetasi A. H., dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike është vetëdëmtuar me mjet të mprehtë, në banesën e tij.

Shtetasi A. H., është transportuar për në spitalin Tiranë, për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Në vendngjarje shkuan shërbimet e policisë, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të situatës.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: