Sulmuesi dardan Vedat Muriqi ishte protagonist në fitoren 2-1 të Fenerbahçes ndaj Lyonit, duke realizar një nga golat e triumfit.

Me këtë sukses, skuadra turke siguroi rikthimin në fazën e ligës së Champions pas plot 18 vitesh.

“Është nder dhe burim i krenarisë për ne që ta dëgjojmë himnin e Ligës së Kampionëve në ‘Kadikoy’ pas gjithë këtyre vjetëve. Jemi shumë të lumtur. Në fjalën që kemi dhënë para ndeshjes kemi besuar se, me dëshirën e Zotit, do të kemi paraqitje të mirë dhe do të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve. Jemi bashkuar pas ndeshjes me Konyasporin.

Ajo fitore rriti moralin tonë. Kemi pasur unitet të pabesueshëm. Përkundër kohës së shkurtër, kemi luftuar fort. Jemi munduar të lëmë anash emocionet. Jemi profesionistë, jemi me përvojë. Nuk duhet të shikosh në ndeshje me emocione”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb