Parlamenti grek ka miratuar të enjten një projektligji që u lejon punëdhënësve të sektorit privat të zgjasin orarin e punës. Ky projektligj është miratuar pavarësisht protestive të punëtorëve që tashmë po përballen me krizën e kostos së jetesës.

Tashmë, punëdhënësit u mundësohet zbatimi i 13 orëve në një ditë punë, në vend të 8 orë.

Parlamenti grek miraton zgjatjen e orarit të punës mes protestash dhe krizës së kostos së jetesës

Qeveria konservatore e Greqisë thotë se qëllimi është të bëhet tregu i punës më fleksibël dhe më efektiv, raporton BBC.

Ky projektligj ka shkaktuar pakënaqësi në rradhët e punëtorëve, duke ngritur dy greva të përgjithshme vetëm brenda këtij muaj. Sindikatat dhe protestuesit e shohin ligjin si një hap prapa për të drejtat e punës, përderisa pagat janë të ngrira dhe çmimet e ushqimit dhe qerave janë në rritje.

“Kur pjesa tjetër e Evropës është në diskutime për të ulur orët e punës, në Greqi ne i rrisim ato”, tha baristi 41-vjeçar Themis Lytras, i cili shtoi se qiraja e tij ishte dyfishuar gjatë dy viteve të fundit.

Sipas të dhënave të BE-së, Greqia ka një ndër  oraret me të gjata të punës përgjatë javës në rang kontinental, me rreth 40 orë në javë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb