“Çdo përpjekje për avancimin e Ukrainës kishte dështuar, por Kievi ende po ruan “potencialin e tij sulmues”, ka zbuluar presidenti rus Vladimir Putin, duke nënkuptuar kështu nisjen e kundërofensivës ukrainase së shumëpërfolur.
Forcat ukrainase sulmuan linjat ruse katër herë me dy batalione të mbështetur nga tanke në jug të Velyka Novosilka në Donetsk, por u zmbrapsën, sipas ministrisë ruse të mbrojtjes.
Putin gjithashtu tha se forcat ruse zmbrapsën dy sulme në jug të qytetit të Orikhiv në rajonin e Zaporizhzhia.
“Të gjitha përpjekjet kundërsulmuese të bëra deri më tani kanë dështuar. Por potenciali sulmues i trupave të regjimit të Kievit ende vijon,” theksoi Putin.
