TIRANE-Në muajin prit të vitit që vjen pritet të nis fluturimet kompania e re low cost “wizzair”, me linjën Tiranë-Budapest. Lajmi është bërë i ditur nga ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës, Sokol Dervishaj.
Gjatë takimit me ambasadorin hungarez Antal Heizer, Dervishaj falenderoi Qeverinë Hungareze për këtë lajm pozitiv, dhe theksoi se pala shqiptare është e gatshme të ofrojë çdo lehtësi ndaj kompanive “low cost”. Dervishaj, nënvizoi se ky është një zhvillim shumë pozitiv dhe i shumë pritur nga qytetarët shqiptar, por që do ti japë një dimension të ri shkëmbimeve tregtare dhe afrimit të 2 shteteve.
Ministri Dervishaj e njohu Ambasadorin me disa reforma të ndërmarra së fundmi, veçanërisht me atë të Ujit dhe në Transportin Ndërqytetas, ku Shqipëria mund të përfitojë nga eksperienca e Hungarisë në këtë sektor. Ambasadori tha se biznese hungareze, kanë interes të madh për të parë mundësitë e investimit në sektorin e ujit dhe në transport, jo vetëm në Tiranë por edhe në qytete të tjera. Ministri Dervishaj u takua dhe me Ambasadorin e Bullgarisë në Tiranë Dimitar Arnaudov, ku u diskutuar për të forcuar marrëdhëniet ekonomike mes 2 vendeve.
Ambasadori Arnaudov tha se ka interes të madh nga kompanitë bullgare, për të investuar në sektorin e transportit në Shqipëri. Ministri Dervishaj tha se pala shqiptare, mirëpret propozime konkrete.
(ed.me/BalkanWeb)
