Gazetarja e ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ Dorjana Bezat sjell dëshmi të reja rreth ngjarjes së rëndë në Gjilan, ku një efektive policie vrau prindërit e saj, dy vëllezërit dhe më pas veten. Valdete Bllaca, efektive në postën e Policisë së Gjilanit, qëlloi me pistoletë duke vrarë babain, Zeqir Bllacn, 70 vjeç, nënën, Hanife 66 vjeç dhe dy vëllezërit Blerim dhe Fisnik, 43 vjeç dhe 34 vjeç.

Në një intervistë për Bezat, fqinji i familjes Bllaca, Ismail Xhelili pohoi se ata nuk kishin pasur asnjëherë probleme. Po ashtu ai tregoi se lajmin e kishte marrë vesh nga gruaja e tij.

Gjilan Vrasja
Gjilan Vrasja

“S’kemi pasur kurrë probleme. Kemi shumë vite këtu me ta. Kanë qenë njerëz shumë të urtë. Kemi pasur marrëdhënie të mira. Njohja jonë ka qenë si komshinj, një mirëdita, një mirëmëngjes. Nuk kemi pasur informacion për probleme me shëndetin. Marrëdhëniet e tyre me sa kemi parë ne kanë qenë të mira. Babai ka punuar më parë në kombinat të tekstileve, tani ka qenë në pension. Vëllezërit kanë qenë pa punë.
Kam qenë në lokal dje e më kanë thirrur më kanë thënë se ka ndodhur një vrasje. Kam ardhur menjëherë dhe kam parë çfarë ka ndodhur. Ishin familje shumë e mirë, nuk kanë pasur probleme.”, tha fqinji i viktimave.

Ndërkohë, grupi hetimor i ekspertëve është kthyer në vend për të bërë të tjera ekzaminime. Ata ishin zhvendosur në këtë banesë disa vite më parë, ndërsa të afërmit e tjerë banojnë në një fshat rreth 5 km larg Gjilanit, vend ku do të prehen dhe 5 anëtarët e kësaj familje.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: