Mikel Selimaj, 46 vjeç, dhe dy persona të tjerë janë të akuzuarit për vrasjen e 41-vjeçarit Altin Arapaj në Rafina të Greqisë. Pasi u arrestuan, u dërguan në gjykatën e Evelpidon.

Autori i dyshuar i vrasjes në Rafina, 46-vjeçari Selimaj, u arrestua nga policia të premten (23.5.2025) në një apartament në Glyka Nera, pas një urdhër-arresti kundër tij për vrasje me dashje dhe mbajtje e përdorim të paligjshëm të armës. Dy personat e tjerë akuzohen si bashkëpunëtorë.

Sipas informacioneve, 46-vjeçari pretendon se nuk kishte ndërmend ta vriste viktimën, po për shkak se të dy kishin përdorur drogë, nuk e kishte kuptuar se çfarë po ndodhte.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb