TIRANE Është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj ish- kreut të Burgjeve Artur Zoto, i cili është përballur me zv.drejtorin e Burgjeve Iliaz Labi. Të dy zyrtarët akuzohen për korrupsion me ushqimet në burgje.

Në dëshminë e tij tek Krimet e Rënda, Ilias Labi tha se biznesmeni Shemsi Sinani i ka dhënë 20 mln lekë tek një lokal tek blloku të cilat duhet tja jepte Artur Zotos.

“Artur Zoto me kërkoi të flisja me një biznesmen për tenderin e vezëve dhe bulmetit. Kërkonte 20 % të shumës. Biznesmeni Shemsi Sinani më dha 20 milion lekë tek një lokal në bllok të cilat ia dorëzova Artur Zotos në zyrë”- tha Ilias Labi.

ARRESTIMI

Ish-drejtori i Burgjeve Artur Zoto, është arrestuar shkurtin e këtij viti pasi akuzohet për korrupsion. Gjykata ka vendosur masën “arrest me burg” për ish-zyrtarin e vënë në pranga nga policia pas vendimit gjyqësor. Hetimet për të nisën kur u arrestua ish-zëvendësi i tij Iljaz Labi.

AKUZA

Zoto që u dorëhoq nga detyra pak kohë më parë, dyshohet se është i përfshirë në korrupsionin me tenderat e ushqimeve, për të cilat u arrestua zv/drejtori i burgjeve Iljaz Labi.

Një seri bisedash të përgjuara nga Prokuroria e Krimeve të Rënda, kanë ngritur dyshime të forta për implikimin në aferat korruptive në tenderat e ushqimit në burgje, dhe të Drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve Artur Zoto.

Në dosjen hetimore, ndodhen dhjetëra procesverbalë me biseda të transkiptuara, të cilat tregojnë se drejtori Zoto, tashmë i dorëhequr ka qënë në dijeni të këtyre aferave korruptive, dhe se Iljaz Labi nuk bënte asnjë hap, pa miratimin e Zotos.

Ndaj këtij të fundit prokuroria nuk lëshoi asnjë urdhër-arresti. Por dy ditë pas operacionit të arrestimit të zv/ndësit të tij Iljaz Labi dhe katër biznesmenëve Elidjan Laskaj, Ylber Kalaja, Shemsi Sinani e Nexhmi Balla, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve ka dhënë dorëheqjen, duke ja justifikuar largimin ministrit të Drejtësisisë Manjani nëpërmjet një letre, ku i shkruante se ishin motivet personale dhe familjare të tij, që e çonin në largimin nga kjo detyrë.

Por në një seri bisedash të përgjuara, pasqyrohet dhe një bisedë mes biznesmenëve Nexhmi Balla dhe Elidjan Laskaj, ku Nexhmiu e pyet Elidjanin se çfarë kishte bërë.

Nga ana tjetër Elidjani i thotë se sa kishte dalë nga Drejtoria e Burgjeve. “Ai”, i kishte thënë se do ta çonte lart dhe do t’i kthente një përgjigje.

(d.d/BalkanWeb)

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: