Kryetari i PD, Sali Berisha ka sfiduar kryeministrin Edi Rama që të paraqitet dhe të dëshmojë në GJKKO për dosjen “Partizani”. Pasi u paraqit në SPAK në zbatim të masës së sigurisë “detyrim paraqitje”, Berisha tha se do të jetë përballja e shekullit kur ai dhe kryeministri të jenë së bashku në gjyq. “A do ballafaqohet ai me mua? Nuk ka ku të shkojë. Paraqitja në gjykatë si dëshmitar është i detyrueshëm. Shih kodin. Ai do përpiqet, që tani ka krijuar një këshill si ta kapërcejë këtë, por nuk e kapërcen dot. Por ajo do jetë përballja e shekullit. Do ti tregoj shqiptarëve të gjithë korrupsionin e Edi Ramës dhe çfarë qenie të lige përfaqëson ky njeri. I them bëhu burrë dhe hajde në gjykatë, ose nëse nuk ta mban zgjidh një studio televizive jam gati në debat, dhe atëherë të konsideroj tërheqjen e kërkesës për dëshmitar, përndryshe jo, do vijë dëshmitar në sallën e gjyqit, vjen si delikuent, vjen si i dënuar.

Do vazhdojmë dhe me shumë. Protestat do jenë dhe më të fuqishme. Protestat Lubi, Edi Rama, dosja Rama-Balluku nuk mbyllet kurrë. Nuk mbyllet. Le të shkojnë në tokë, në qiell, kudo që të shkojë, dosja është e hapur, ajo është një gropë për Edi Ramën dhe Lubi Ballukun. Prandaj dhe kjo është, kështu që gjykata shpresoj të marrë vendimin e duhur dhe ne do të depozitojmë padi penale për Skënder Ballukun, një kriminel i damkosur, për Sokol Besëprerin, oficeri më i pabesë, i padenjë, jo për oficer, po që meriton 30 vite burg për tradhtinë që i ka bërë Gjergj Mehmetit, dhe dy banditë të tjerë të tyre që kryesuan operacionin kundër opozitës dhe protestës së saj paqësore.”, tha ai.

Berisha akuza Dumanit: Porositi apartament te ndërtuesi Andon Pango, truproja i tij nxori të moshuarit me dhunë jashtë
Kryetari i PD-së, Sali Berisha denonocoi skandalin, sipas tij, të blerjes së një apartamenti 127 metra katrorë në Tiranë nga ish-kreu i SPAK, Altin Dumani. Berisha publikoi dokumentet ku ai tha se vërtetohet se Dumani bëri kontratë porosie në vitin 2006 për apartamentin në Tiranë ku kishte banuar 2 vite më parë, pra prej vitit 2004. Për Berishën dokumentet janë provë e falsifikimit “më të paskrupullt? “Tani ka gjëra shumë interesante. Ju jeni dëshmitarë se kam denoncuar para jush Altinin me katër banesa. Si e gjora e Edi Ramës, Linda e AKSHI-t me katër prona, që banon me qira. Jo Linda e Surrelit, Linda e AKSHI-t. Edhe ky, nëpunës i shtetit, me një rrogë dhe rrogën e zonjës, arrin të bëhet me katër banesa. U garantoj se kurrë me rrogë të shtetit nuk mund të blesh në 30 vite se një garsionere apo të themi një dhomë e kuzhinë. Jo, merreni dhe shiheni, bëni hesapet, kaq është. Por dëgjoni se çfarë thotë Altin Gjoka. Është e fortë shumë kjo. Deklaron se kemi filluar të banojmë në apartamentin e tyre prej tetorit të vitit 2004. Dëgjojeni tani, mbajeni mend këtë, prej tetorit të vitit 2004. Dhe pastaj thotë, po si e sigurova apartamentin tani?

Hyri në apartament në tetor të vitit 2004, por çfarë pagove, çfarë titulli kishe, ku e more? A bukur shumë, këto vetëm tek ky mund t’i gjesh. E mora me kontratë porosie për blerje apartamenti. Kontratë porosie është kur ti e porosit në ndërtim, nuk është ndërtuar, ti jep paratë në ndërtim, me sipërfaqe 127 metër katrorë, po me ç’datë thoni ju?

Thotë banoj nga viti 2004, porosinë e ka Altin Gjoka me 18.08.2006. Pra, e kuptoni ju, në apartamentin që banon nga viti 2004, thotë se e porosita në vitin 2006?

A mund të ketë falsifikim më të paskrupullt? Pra, kontratë porosie për blerje apartament banimi 127 metër katrorë me datën 18.08.2006.”- deklaron Berisha.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Berisha tha se prokurori dërgoi truprojën e tij për të shantazhuar e terrorizuar të moshuarit që kishin paguar banesën. Berisha tha se në pamje duket gardisti i Dumanit, duke terrorizuar çiftin e të moshuarve.  “Po kujt ia ka porositur thoni ju? Dëgjoni pak mashtrimin e madh. Porosinë e ka bërë tek Andon Pango, delinkuenti Andon Pango. Është xhaxhai i bashkëshortes së Altin Troplinit. Prisni tani. Kjo foto është marrë nga video që do u dërgohet ju. Në foto është Andon Pango, në apartamentin e të cilit është futur në vitin 2004 dhe e ka porositur në vitin 2006, dhe është badigardi i Altin Troplinit me mbiemër Njemza apo Njomza. Po pse ka shkuar mbrojtësi, gardisti i Troplinit tek Andon Pango?

Siç do shihni videon, banditi i Altin Troplinit është përdorur për të terrorizuar një çift të moshuarish, të cilëve Andon Pango ua kishte shitur dy herë apartamentin. Pra, kishin paguar apartamentin ata, Pango e kishte shitur tek një tjetër apartamenti dhe tani Troplini i ligjit i dërgonte banditin për të terrorizuar dy të moshuar që të mos i binin në qafë mashtruesit. Do e dërgojmë videon të gjithëve.

Prisni se është më tutje. Pra, badigardi që qeveria e paguan për mbrojtjen fizike të personit të dhënë, përdoret për terror ndaj qytetarëve për të nxjerrë nga apartamenti dy të moshuar që e kishin paguar apartamentin, por që xhaxhai i zonjës Dumani e kishte shitur edhe njëherë,” tha Berisha.

Berisha deklaroi se dhëndri i Altin Dumanit shtyu gjyqin qëllimisht në Apel që çështja ndaj Andon Pango të parashkruhet. Sipas Berishës, Pango ndodhet në SHBA, nga ku pastron paratë e Dumanit, duke paralajmëruar të tjera detaje skandaloze për këtë çështje.

“Për këtë mashtrim të Andon Pangos, gjykata e dënon me 6 vite burg. Andon Pango ndodhet në SHBA ku mesa duket lan paratë e Dumanit, sepse siç e kanë treguar në video, ai është duke hedhur valle bashkë me dhëndrin e tij, në një klub në Nju Jork. Ç’ndodh tjetër? Andon Pangos, Altin Pango, Altin Dumani, Troplini e me radhë, ia mban prej pesë vitesh, nuk dërgon vendimin e gjykatës në Apel, në mënyrë që çështja të parashkruhet. Është diku në këto gjykatat e faktit. Prej pesë vitesh është dënuar me 6 vite burg. Është edhe gjykatësi që e ka dënuar.

Konkretisht me datën 5.1.2021, tamam 5 vite, por meqenëse ka dhëndër Altinin, vendimi i tij nuk shkon në Apel, duhet të vdesë në sirtaret e gjykatës së faktit. Ky është vetëm kapitulli i parë, kapitulli tjetër i Altin Troplinit do e keni radhën që vjen.”– tha Berisha.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb