TIRANË

Kreu i PD-së Lulzim Basha tha se zyrtarë shtetërorë janë të frikësuar duke iu referuar dëshmive të tyre në komisionin hetimor për inceneratorët. Ai tha se ndonëse nuk kanë asnjë trysni apo presion nga anëtarët e PD në komision, atyre iu dridhet buza dhe madje dhe kanë qarë sepse kanë frikë nga ajo që kanë bërë.

Basha tha se deputetët socialistë penguan ardhjen për të dëshmuar të komisionit të inceneratorëve, pasi kanë rrezik të tregojnë të vërtetën e dhimbshme para shqiptarëve të vjedhjes së 430 mln euro të shqiptarëve.

“Kjo është arsyeja kryesore, pse shumicës që u thirr javën e kaluar, iu drodh buza dhe disa prej tyre shpërthyen në lot. Nuk i kemi trembur, as trysnuar, thjesht iu kemi kërkuar faktet. Pse frikësohen këta zyrtarë, pse iu dridhet buza, pse qajnë? çfarë tregojnë këto lot. Asnjë prej përfaqësuesve tanë, nuk iu ka drejtuar ndonjë armë, pyetje po iu drejtojnë. Pse? Sepse kanë frikë nga e vërteta, kanë frikë nga ajo që kanë bërë. Një pjesë e mirë e tyre po thonë që e kanë bërë, por nuk e dinë që e kanë bërë.

Po thonë që paratë me letrat e shtetit nuk i kanë marrë ata. Që ia që thoshte 9 mln lekë nuk i kam parë me sy. Kjo është dhe arsyeja kryesore, pse u urdhëruar mbyllja e komisionit para 2 javësh. Kjo është arsyeja kryesore pse gjatë gjithë kësaj jave anëtarët e PS kanë bërë zhurmuesin dhe kanë penguar ardhjen në komision anëtarët e komisionit për inceneratorët. Sepse janë njerëz të thjeshtë, të cilët të vënë para të vërtetës së dhimbshme, kanë rrezik të tregojnë të vërtetën e dhimbshme para shqiptarëve. E vërteta e dhimbshme është si janë vjedhur 430 mln euro shqiptarëve”, deklaroi Basha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb