Ish-anëtarja e Komisionit të Prokurimit të Inceneratorit të Fierit, Sabina Cenameri, ka shpërthyer në lot në Komisionin Hetimor për Inceneratorët, teksa ishte thirrur sot për të dëshmuar.

Ky moment nuk është transmetuar në kamera, pasi kryetarja e komisionit, Jorida Tabaku, kërkoi 5 minuta pushim. Por, ishte deputeti socialist, Eduard Shalsi, i cili me rinisjen e mbledhjes, kërkoi që dëshmitarja Cenameri të mos thirrej për të dëshmuar, pas gjendjes emocionale të papërshtatshme.

Eduard Shalsi: Pas gjendje emocionale të papërshtatshme për të bërë të mundur një dëgjesë objektive, nuk e di c’ka ndodhur po pashë një reagim dhe vazhdoj që ta shoh dhe do thoja të jemi të kujdesshëm se në një gjendje emocionale të tillë, edhe pse është thirrur nga SPAK, nuk do të jetë e vlefshme që të dëgjojmë një dëshmi të tillë. E kam të vështirë të dëgjojë dëshminë e një njeriu që është thirrur për të dëshmuar, nuk do i shërbejë Komisionit, mjafton ta shohësh.

Jorida Tabaku: Për etikë të zonjës nuk e përmenda. Unë thashë bëjmë një pushim dhe ju e thatë çfarë doni, zonja u emocionua të disa kolegëve të mazhorancës, po vini një presion të kotë mbi zonjën. Nuk u cenua nga asgjë që thamë ne, por ju komandojmë që të mos vazhdoni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb